Don Xhoni ngre dyshimet se po bëhet baba në moshën 21-vjeçare! Historiku i njohjes në distancë me modelen ruse që çmendet pas tij

  • G.G /
  • 01 November 2021 - 10:39
Don Xhoni ngre dyshimet se po bëhet baba në moshën 21-vjeçare! Historiku i njohjes në distancë me modelen ruse që çmendet pas tij

Ariana Lirey, një modele ruse, ka treguar publikisht se ajo jo vetëm e adhuron reperin shqiptar, Xhonatan Isufi, i njohur si Don Xhoni, por ka arritur dhe ta bëjë për vete. 

Para pak kohësh ajo bëri tatuazh portretin e këngëtarit dhe ua tregoi këtë të gjithë ndjekësve në rrjetet e saj sociale. Mirëpo, duket se marrëdhënia e tyre është forcuar gjithnjë e më shumë.

Së fundmi, modelja seksi ka zbuluar një detaj tjetër që ngriti dyshimet se ajo dhe Don Xhoni 21-vjeçar, ishin në një lidhje dashurie. Në një postim në “Instastory”, ajo ka shkruar “Ariana Isufi”, duke përdorur kështu mbiemrin e reperit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.

Më pas, në një tjetër postim, ajo ndau fotografinë e këngëtarit dhe krahas saj shkroi: “I preferuari i nënës sime”. Asnjëri prej tyre s’ka folur publikisht rreth këtyre thashethemeve, por dedikimet romantike ndaj njëri-tjetrit, tregojnë se reperi dhe Ariana po përjetojnë një lidhje dashurie.

Kur modelja publikoi një foto në “Instagram” me mbishkrimin: “Zonja Isufi”, ai i komentoi: “BABUSHKAAAAAAA”, shoqëruar me një emoji zemre. Ndërsa zeshkania seksi ia ktheu: “Ti je jeta ime”.

Më pas shkruante “Je gjithmonë me mua”. Këngëtari Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey, prej kohësh kanë ngritur dyshimet që janë në një lidhje dashurie, por veprimi i fundit i Arianës i ka habitur të gjithë fansat e tyre.

Modelja seksi publikoi ditën e djeshme në llogarinë e saj në Instagram disa foto të vetes, në të cilat shfaqej e veshur me fustan të bardhë nusërie dhe mbante në kokë një vello të gjatë. Mes komenteve të shumta nuk kishte si të mungonte edhe ai i reperit, i cili i shkroi: “Dua të them thjesht wow”. 

Ndërkohë, Ariana ia ktheu: “Don Xhoni, të pëlqen ky?”. Nuk dihet nëse mes tyre po ndodh diçka serioze, apo këto foto kanë të bëjnë thjesht me një set fotografik që modelja mund të ketë realizuar për shkak të profesionit të saj, por gjasat janë që mund të ketë diçka serioze.

Para pak kohësh, ata shkëmbyen disa komente dashurie me njëri-tjetrin në “Instagram”. Pasi pak javë më parë Ariana ndryshoi edhe mbiemrin e saj nga Lirey në Isufi (mbiemri i Don Xhonit), ajo gjithashtu gdhendi në trup portretin e këngëtarit, të cilin Xhoni e cilësoi si “dhuratën më të mirë nga personi më i mirë”. Por nuk ka mbetur me kaq, pasi komentet e tyre kanë avancuar shumë më shumë.

Reperi Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey kanë ngritur dyshimet se po bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse nuk e kanë pranuar publikisht, dyshja duket se ka nisur një lidhje në distancë dhe gjërat mes tyre po ecin me hapa të shpejtë. Ndërkohë, para disa ditësh modelja publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të re, në të cilën shihej e veshur me bikini të bardha dhe me një kimono ngjyrë jeshile lart.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishin komentet që Doni shkëmbeu me modelen. “Mamaja më e mirë”, i komentoi reperi, ndërkohë, Ariana ia ktheu “babai i ardhshëm”. Kjo i ka bërë fansat të dyshojnë se gjërat mes tyre jo vetëm janë bërë serioze, por tashmë do të bëhen edhe prindër për herë të parë. Artisti i ri nga Drenica, Don Xhoni, u bë i famshëm brenda natës gjatë karantinës, kur u prezantua me një free style në emisionin “Gjoni Black”.

Nga shumë pak ndjekës në “Instagram”, ai sot numëron afër 200 mijë ndjekës për një periudhë shumë të shkurtër. Por çfarë vjen pas kësaj fame, me kë do të bashkëpunojë ai, kush po e menaxhon atë, cilat janë planet e tij dhe shumë gjëra të tjera rreth Don Xhonit, ai i ka rrëfyer në intervistën e parë për emisionin “NIN”, në “Klan Kosova”.

Lind pyetja: Kush është Don Xhoni, fenomeni i ri në muzikë? Ai këndon kryesisht hip-hop dhe tashmë ka hyrë fuqishëm në konkurrencën e tregut muzikor. Më datë 5 tetor 2018, Don Xhoni publikoi videoklipin “Jena me ekip”, me tekst të shkruar nga vetë ai. Në qershor 2019, ai publikoi videoklipin “Ajo don”, me tekst të shkruar nga vetë ai dhe produksion të KMaster.

Tashmë Don Xhoni po përpiqet të menaxhojë si duhet famën brenda natës. Kujtojmë që shumë emra të njohur të muzikës gjatë periudhës së karantinimit ndërprenë aktivitetet e tyre muzikore, për shkak të coronavirusit. Por reperi Don Xhon, shpërtheu në atë periudhë të vështirë. Ai u bë i famshëm falë paraqitjes së tij në emisionin “Gjoni Black”, ku tregoi aftësitë e tij si reper.

Me të publikuar videon në rrjetet sociale, interpretimi i tij filloi të shpërndahet me të madhe dhe rap-artisti deri më tani ka kaluar shifrën e 120 mijë ndjekësve në rrjetin social “Instagram”. Talenti i ri i muzikës rap ka premtuar se do të punojnë shumë që të aktivizohet në vazhdimësi dhe të sjell projekte të reja. E ndonjëherë për të depërtuar në tregun muzikor mjafton vetëm një ‘beat’ dhe një tekst i goditur.

Këtë na e ka vërtetuar më së miri Don Xhoni, që mori famë pas ‘freestyle’ të tij të famshëm në emisionin e Meriton Mjekiqit, që theu shumë rekorde dhe i dha atij një vend direkt në industrinë e muzikës. Nëse do e quanim si “njishi i freestyle-ve” nuk do e tepronim aspak. Disa muaj pasi bëri namin e pas disa projekteve muzikore, në dhjetor Don Xhoni u rikthye në studion e Meritonit sërish. Dhe sërish bëri namin.

Ky freestyle është bërë viral edhe në “TikTok”, muzika e të cilit po përdoret nga e gjithë bota për realizimin e videove me kërcimin karakteristikë për këtë këngë. Sekuenca në profilin origjinal të postuar për herë të parë tejkaluan 4 milionë shikime dhe mbi disa qindra mijëra pëlqime. Sakaq, inserti është postuar nga pafund profile teksa trendi vijonte të ishte në rritje.

Por, surpriza e vërtetë erdhi menjëherë. Faqja e famshme “Ellen Tv Shoë”, faqja e emisionit të Ellen DeGeneres shpërnau këtë video në profilin e saj. Kjo faqe numëronte mbi tre milionë ndjekës dhe kjo ishte super arritje për Donin, që po depërton në industrinë ndërkombëtare. “E dua këtë, etiketoni dikë që duhet ta dëgjojë”, është shkruar në përshkimin e videos. E nuk ishte faqja e vetme, pasi shumë të famshëm ndërkombëtarë u fiksuan keq pas Don Xhonit.

(Kosova Sot Online)