Ish bashkëshorti i Bora Zemanit, Vin Veli zbulon ofertën që mori për të qenë pjesë e Big Brother

  • G.G /
  • 08 November 2021 - 12:14
Ish bashkëshorti i Bora Zemanit, Vin Veli zbulon ofertën që mori për të qenë pjesë e Big Brother

Aktori i humorit, Donald Veshaj, ka kohë që është bërë banorë i shtëpisë “Big Brother Vip”.

Duke qëndruar atje, ai ka befasur fansat dhe ndjekësit e tij me disa deklarata në lidhje me të dashurën e tij, Bora Zemanin.

Krahas kësaj, ish-i dashuri i moderatores Vin Veli ka qenë i ftuar së fundit në “Trotuar” ku ka zbuluar se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e shtëpisë ku do të kishte përball edhe të dashurin e Borës, Donaldin.

“Kisha dhe një ftesë dhe nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania” po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura”, tha ai duke shtuar se nuk e ndjek programin.

Gjatë kësaj interviste, ai zbuloi edhe arsyen pse nuk u bë pjesë e këtij reality show.

“Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes dhe njerëzit që janë të suksesshëm e përqëndrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen jo te gjërat që i rrethojnë ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision, si unë ka edhe të tjerë.”– u shpreh Vin Veli.

(Kosova Sot Online)