Brenda dasmës luksoze të Paris Hilton/ Ja fustanet që veshi milionerja dhe reagimi i dhëndrit kur e pa atë të ngjitej në altar

  • G.G /
  • 14 November 2021 - 08:10
Brenda dasmës luksoze të Paris Hilton/ Ja fustanet që veshi milionerja dhe reagimi i dhëndrit kur e pa atë të ngjitej në altar

Carter Reum nuk mundi t’i mbante lotët ndërsa shihte nusen e tij, Paris Hilton, të ecte në altar gjatë dasmës së tyre luksoze në Bel-Air.

“Ishin lot. Pashë Carter-in duke derdhur disa lot kur po shikonte Parisin duke ecur në altar me Rick-un. Ishte një dasmë e bukur. Carter u përpoq ta puthte atë gjatë ceremonisë, dhe të tjerët u dëgjuan të thonin se nuk kishte ardhur ende momenti.”,- tha një i ftuar në dasmën e së enjtes për “Page Six”.

Mikesha e Paris, Demi Lovato, i bëri serenatë çiftit me këngën “I Will Always Love You”. Megjithatë, Lovato nuk ishte e ftuara e vetme e famshme që performoi në natën speciale.

Kim Petras këndoi një cover të këngës së Paris të vitit 2006, “Stars Are Blind”, ndërsa Paula Abdul rrëmbeu mikrofonin dhe këndoi “Straight Up” me ndihmën e Parisit dhe nënës së saj, Kathy-t.

Reum bëri disa lëvizje ndërsa këndoheshin këngët “Can’t Stop the Feeling” dhe “My Love” të Justin Timberlake, si dhe “We Found Love” e Rihanna-s. Dasma u zhvillua në pronën e gjyshit të ndjerë të Parisit, Barron, në Kaliforni, dhe tenda ishte zbukuruar me lule të bardha të mëdha, ku çifti bëri betimet.

Shoqëruesja e nuses, dhe motra e saj, Nicky Hilton veshi një fustan të gjatë në ngjyrë rozë të lehtë.

Aktorja Emma Roberts u ul pranë Nicky-t.

Disa nga miqtë e tjerë të famshëm të Paris, ishin edhe Bebe Rexha dhe Kim Kardashian. Mikeshat e vjetra të Hilton, Nicole Richie dhe Kim Kardashian u ulën pranë njëra-tjetrës gjatë festës.

Gjithashtu ishin të pranishme Princesha Olympia e Greqisë, Marie Chantal, Princesha e Kurorës së Greqisë, ish-ambasadorja Colleen Bell, Julia Koch dhe stilistja Rachel Zoe.

Kamerat ishin të ndaluara, me përjashtim të xhirimeve të grupit të Peacock për dokumentarët e rinj të Hilton, “Paris in Love”, i cili u shfaq në të njëjtën ditë me dasmën.

Kathy fshiu fytyrën e dhëndrit të saj ndërsa ai fliste me të pranishmit në dasmë.

Një burim tregoi se ishte më shumë si një ngjarje familjare. Nuk ishte një turmë e madhe, por rreth 200 njerëz. Sigurisht, një moment special e rrëmbeu edhe babai i Parisit, Rick, i cili mbajti një fjalim shumë prekës.

Hilton ndërroi disa fustane gjatë dasmës, mes tyre edhe këtë fustan të shkurtër të bardhë.

Të gjithë të ftuarve iu dhuruan suvenierë Baçarat në dalje, së bashku me dy shishe kolonje, të dizajnuara si nuse dhe dhëndër me emër “Koleksioni i Dasmës së Paris Hilton”.

Pritja u organizua nga “Spago” dhe përfshinte “ton havjar”. Menuja e darkës përfshinte ravioli dhe sallatë speciale, peshk ose fileto viçi. Tavolinat ishin të mbushura me bozhure të bardha dhe rozë të zbehtë, si dhe me trëndafila.

Festa do të zgjasë 3 ditë, pra nga e enjtja deri në ditën e sotme.

(Kosova Sot Online)