Kendall Jenner kryqëzohet nga ndjekësit pas fustanit të guximshëm që zgjodhi të vishte në dasmën e shoqes (Foto)

  • G.G /
  • 15 November 2021 - 10:36
Kendall Jenner kryqëzohet nga ndjekësit pas fustanit të guximshëm që zgjodhi të vishte në dasmën e shoqes (Foto)

Kendall Jenner ishte e ftuar në dasmën e shoqes së saj Lauren Perez, në Miami, të enjten dhe zgjodhi të vishte një fustan të guximshëm, që jo shumë njerëz do ta zgjidhnin për një rast të tillë.

Modelja 26-vjeçare publikoi një foto të vetes në Instastory, ku shfaqej duke pozuar para pasqyrës me të ftuara të tjera të famshme, si mikesha e saj Hailey Bieber, shkruan “Page Six”.

Fustani seksi nga “Mônot”, shfaqte pjesë të trupit nga prerjet trekëndore në gjoks dhe bark. Edhe pse Jenner e veshi fustanin seksi pas atij që kishte si shoqëruese e nuses, përdoruesit e Twitter-it nuk ishin aspak dakord me look-un e saj.

“Kendall Jenner më mirë të vish në dasmën time me një fustan nusërie sesa me këtë”, -shkroi një përdorues.

“Imagjinoni Kendall Jenner të veshur kështu në dasmën tuaj,”- shtoi një tjetër.

Ndërsa ylli përmbysi rregullat me veshjen e saj në dasmë, Perez, një ndikuese e mediave sociale, zgjodhi një pamje klasike nusërie, duke veshur një fustan të bardhë pa rripa për martesën me David Waltzer.

Ndërkohë, Hailey Bieber shkoi me një fustan metalik pa rripa “Magda Butrym” dhe një palë vathë “Tiffany & Co”. Bella Hadid ishte gjithashtu në mesin e të pranishmëve në festë.

(Kosova Sot Online)