Mohoi akuzat e Argjendit se ka qenë të shtëpia e tij duke u betuar, ish-konkurrenti i reagon Ritvanës “Mashtruese, ju kam parë unë”

  • E.K /
  • 17 November 2021 - 13:43
Mohoi akuzat e Argjendit se ka qenë të shtëpia e tij duke u betuar, ish-konkurrenti i reagon Ritvanës “Mashtruese, ju kam parë unë”

Argjend Rraci është konkurrenti që ditën e djeshme u largua nga programi duke treguar se ka filluar një njohje jashtë.

Mes tjerash ai tha se me Ritvanën kanë thyer disa herë rregulloren duke dalë jashtë disa herë bashkë madje tha se ajo ka qenë edhe te shtëpia e tij.

Kjo u mohua në mënyrë kategorike nga Ritvana, e cila u betua edhe për familjen se nuk ka qenë dhe nuk e di as ku e ka shtëpinë.

Por pas programi një ish-konkurrent u lajmërua dhe tha se ajo që ka thënë Argjendi është e vërtetë pasi i ka parë disa herë.

Bëhet fjalë për Eduard Kuçin, i cili e quajti mashtruese Ritvanën.

“Unë mund të vërtetoj se unë e kam parë disa herë me Argjendin edhe në banesë të tij edhe në makinë, sepse unë ja kam dhënë makinën time Argjendit për të udhëtuar, kështu që ajo ka qenë me të dhe te pallati i tij, ajo është një gënjeshtare, mashtruese, 100%. Unë nuk kam nevojë t’ju rrej”,- tha ai.

(Kosova Sot Online)