A është në një lidhje të re? Cozman publikon foton me vajzën misterioze nga palestra

  • G.G /
  • 18 November 2021 - 11:32
A është në një lidhje të re? Cozman publikon foton me vajzën misterioze nga palestra

Reperi i njohur Cozman ka ngritur dyshimet se mund të jetë në një lidhje të re dashurie. Ai ka postuar një foto nga palestra, ku duket një bjonde misterioze, e cila i ka kthyer shpinën kamerës.

Nuk dihet ende raporti mes tyre, por menjëherë kanë nisur zërat për një romancë të re.

Kujtojmqë që pak kohë më parë, Cozman u nda nga ish-e dashura Fjolla Myftiu. Kjo e fundit reagoi pas ndarjes duke dolur në emisionin “Shqipëria Live” dhe tregoi se shkak ishte bërë xhelozia.

“Unë jam person që parapëlqej paqen edhe harmoninë edhe në momentin që hyjnë mes lidhjes xhelozira, posesiviteti e këto ndjenja negative, unë e ndjeva veten dhe vlerat e mia e moralin tim të cënuar. Ky ishte problemi më i madh mospërputhja e vlerave.
Ai është person shumë i mirë, por ndonjëherë dashuria kalon në xhelozi të tepërt e posesivit. Nuk kishte dhunë, por kishte tendenca toksike. Pas ndarjes, më ka ndihmuar shumë familja, e cila më ka pritur shumë krahë hapur dhe më ka mbështetur. Shoqëria po ashtu si edhe konsulenti im. Pasi nuk e kam përjetuar mirë ndarjen dhe ende po kaloj një periudhë të vështirë. Unë mendoj se ka shumë rëndësi komunikimi dhe ndjesia që mos të ndihesh vetëm në lidhje. Nuk është turp të kërkosh ndihmë e as nuk është turp të ndahemi”, tregoi Fjolla.

(Kosova Sot Online)