Nga larja e fytyrës deri tek gardëroba luksoze, Bebe Rexha tregon rutinën e mëngjesit! Si nis dita në shtëpinë e saj në Los Angeles

  • G.G /
  • 19 November 2021 - 10:31
Nga larja e fytyrës deri tek gardëroba luksoze, Bebe Rexha tregon rutinën e mëngjesit! Si nis dita në shtëpinë e saj në Los Angeles

Artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive në TikTok, duke publikuar shpesh herë për fansat video të ndryshme nga jeta e përditshme e saj apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, 32-vjeçarja ka publikuar për ndjekësit e saj të TikTok-ut një video, duke treguar një ditë të zakonshme nga jeta e saj.

Që nga larja e fytyrës dhe dhëmbëve në mëngjes e deri tek veshja dhe rregullimi për të shkuar në studio, Rexha u ka treguar fansave se çfarë bën zakonisht në një ditë të thjeshtë në Los Angeles.

(Kosova Sot Online)