Genta Ismajli pret binjakë, historia me biznesmenin turk 40-vjeçar që i ndryshoi planet dhe jeta e re në Zvicër

  • G.G /
  • 22 November 2021 - 11:20
Genta Ismajli pret binjakë, historia me biznesmenin turk 40-vjeçar që i ndryshoi planet dhe jeta e re në Zvicër

Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Usta, do të bëhen prindër jo të një, por të dy fëmijëve. 

Në një postim në “Instagram”, ku Genta dhe Usta pozojnë pranë njëritjetrit në një sfond të bardhë, këngëtarja shkruan “Faleminderit Zot!”, shoqëruar me dy emoji engjëlli.

Në një foto tjetër me dy trupore, në njërën shkruhet “nuk do të kemi një”, ndërsa në truporen tjetër, “por dy fëmijë”.

Këngëtarja bëri të ditur se binjakët do të vijnë në jetë në janar. Çifti konfirmoi shtatzëninë në tetor.

“Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh e kujt nga ne do t’i ngjasosh?”, shkroi “Ismajli” në një video. Genta bëri publike lidhjen me biznesmenin turk në nëntor 2019, ndërsa në shkurt tregoi se është fejuar dhe gjithçka është bërë serioze.

“Unë dhe i dashuri im jemi njohur në një restorant. Jemi takuar aty, e kemi parë njëri-tjetrin dhe mendoj që ka qenë dashuri me shikim të parë”, ka thënë ajo e ftuar në “Prive”.

Para pak javësh këngëtarja zbuloi se po organizon një dasmë për të kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me biznesmenin turk, Ustan. Artistja ndau lajmin me të gjithë me anë të një postimi në rrjete sociale.

Genta publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një video të vetes, ku shfaqet brenda një makine. Pranë saj i afrohen disa persona, të cilët e pyesin nëse ka ndonjë surprizë për publikun. “Po, i kam dy”, përgjigjej këngëtarja dhe kur pyetet nëse po planifikon dasmën, ajo shton: “Po, e gjete!”. 

Ajo nuk e zbuloi surprizën e dytë, por me shumë mundësi ajo ka të bëjë me shtatzëninë e saj. Megjithatë, gjininë e tyre edhe ajo do ta mësojë së bashku me të tjerët, sepse pritet ta zbulojë gjatë një feste, që njihet ndryshe si “baby shower”.

Një foto e vetme e këngëtares së njohur nga Kosova, Genta Ismajli, ngjalli një sërë reagimesh në rrjetet sociale muaj më parë, ku dallohej lehtësisht barku i rrumbullakosur. Ndjekësit e Gentës komentuan menjëherë duke vënë në dukje shtatzëninë, ndërsa disa të tjerë e pyetën nëse është në pritje të ëmbël.

Pavarësisht komenteve pozitive të fansave, Ismajli në fillim nuk e pranoi publikisht nëse ishtenë pritje të fëmijës së saj të parë, por të afërmit deklaruan me bindje se ajo po bëhej nënë. Kujtojmë se para dy vitesh, këngëtarja bëri publike lidhjen e dashurisë me biznesmenin turk, duke ndarë momente të shumta pranë tij, i cili e pushtoi menjëherë Gentën, pasi jo vetëm e mori në shtëpinë e tij në Zvicër, por e shkëputi totalisht nga muzika.

Këngëtarja gjeti dashurinë në moshën 35-vjeçare, 10 vite pas ndarjes prej ish-it nga Kosova, ndërkohë që në fillim të këtij viti foli për planet që kishin bërë si çift për t’u bërë prindër. 10 vite pas ndarjes problematike nga ish-i dashuri kosovar, Milot Binaku, këngëtarja u takua me milionerin turk.

Muaj më parë u bë e ditur se artistja është në një lidhje dashurie me një biznesmen turk, histori që shumë shpejt shkoi drejt zyrtarizimit. Edhe pse ka qenë gjithmonë mjaft e kujdesshme dhe e rezervuar për jetën private, në fillim të vitit qarkulluan foto të ndryshme të çiftit.

Genta këto kohë është vendosur në Zvicër, pasi aty jeton dhe punon i dashuri i saj. Po kush është partneri i pasur, me të cilin Genta del publikisht për herë të parë pas një dekade pas ndarjes nga ish-i, Milot Binaku?

Ai quhet Husen, është 40 vjeç dhe ka biznese të fuqishme në Turqi dhe në Zvicër. Kjo është edhe një nga arsyet që këngëtaren shqiptare e kemi parë shpesh të vizitojë Turqinë, ku për shkak të luksit të fotove, këngëtarja e njohur është komentuar mjaft edhe nga mediat e huaja, sidomos nga ato turke.

Për shkak të lidhjes, Genta ka pak kohë që është larguar nga muzika dhe me sa duket përkushtimi ndaj bashkëjetesës e ka detyruar t’i thotë ‘stop’ karrierës së saj. Para se të deklaronte lidhjen, ajo postonte momente nga takime romantike me të dashurin, të cilat i fiksonte në foto impresionuese me pamje nga deti.

“Duke e shijuar mbrëmjen time të bukur në Stamboll”, shkruante ajo për krah fotos, të shoqëruar me postimin tjetër, ku shkruante: “Një darkë romantike, nën dritën e qirinjve dhe me muzikën e violinës në sfond…” 

Sa i përket karrierës, Genta Ismajli ka publikuar këngën “Zjarr”, por foli edhe për një duet me këngëtarin turk, Cezar.

PLANI I GENTA ISMAJLIT ME BIZNESMENIN: DUA TË JEM NËNË ME SHUMË FËMIJË

Genta Ismajli kishte kohë që e mbante të fshehtë lidhjen me milionerin turk, Husen, duke qenë se publikisht ajo foli për herë të parë në ekran në muajin prill 2019 për planet e saj të jetës për vitin e ri 2020.

E ftuar në “Ftesë në pesë” me moderatoren Bieta Sulo për të promovuar videoklipin “Zjarr”, si dhe për të ndarë të reja nga jeta personale, ajo zbuloi planet e saj të jetës për t’i dhënë fund beqarisë në moshën 36-vjeçare.

Prej kohësh, këngëtarja kishte shprehur dëshirën për t’u bërë nënë e shumë fëmijëve dhe gjatë bisedës me Bietën, tregoi se me shumë mundësi këtë dëshirë do ia plotësonte vetes.

Sa i përket partnerit ideal, Genta zbuloi disa karakteristika që ai duhet t’i ketë patjetër e ndër to nuk mund të mungonte as trupi i bukur.

“Me patjetër, burri im duhet t’i kuptojë shakatë e mia dhe të mos jetë asnjëherë xheloz ndaj meje, se kjo gjë më pengon shumë. Dhe të ketë një trup të mirë”, shtoi më vonë këngëtarja.

E me sa shihet në foto, Husen duket se i plotëson kushtet më së miri. Këngëtarja e muzikës pop, me origjinë nga Gjilani, por që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këndon kryesisht këngë komerciale pop dhe shquhet për lëvizjet në skenë dhe kërcimin e saj energjik.

Ishte vetëm disa muajshe kur familja e saj u vendos në Çikago, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendosi të kthehej në Kosovë për disa arsye të ndryshme private, por edhe sepse mendonte të hynte në tregun e muzikës shqiptare.

E vetëm pak kohë kur ishte kthyer në Kosovë, Genta filloi një lidhje dashurie me Milot Binakun, të cilët, edhe pse po kalonin shumë bukur, vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre publike në vitin 2009.

Për një dekadë të tërë, ajo shprehej se ende s’e kishte gjetur mashkullin me të cilin dëshironte të ndante jetën dhe të krijonte një familje. Dhe tashmë iu desh plot një dekadë për ta gjetur të duhurin. Sipas burime të këngëtares, pasi të bëhen prindër ata do të jetojnë mes Zvicrës dhe Turqisë.

(Kosova Sot Online)