Doda: Enca nuk ka talent

  • 25 November 2021 - 18:49
Doda: Enca nuk ka talent

Producenti i njohur, Elgit Doda, ka vendosur t’i përgjigjet disa pyetjeve provokuese. Gjatë një interviste, ai u pyet se “Cili është këngëtari ose këngëtarja që ti nuk do të bëje kurrë një këngë pasi mendon se nuk ka talent?”.

Elgiti u përgjigj shumë shkurt, duke zgjedhur Encën.

“Enca është ajo që nuk ka talent”, tha ai duke shtuar se nuk i përshtatet në vokal.

Këngë e tij e fundit është ajo me titull “Toxic Love”, ku protagonist në videoklip është aktori Donald Veshaj. Ky i fundit ka deklaruar se është një dedikim për të dashurën e tij, moderatoren Bora Zemani.

(Kosova Sot Online)