Beatrix flet për marrëdhënien me Donaldin: Kam kohë që e pëlqej

  • E.K /
  • 02 December 2021 - 08:43
Beatrix flet për marrëdhënien me Donaldin: Kam kohë që e pëlqej

Beatrix dhe Donald kanë pranuar pëlqimin për njëri-tjetrin gjatë spektaklit të së martesës.

Mbrëmjen e djeshme gjatë një bisede me Sarën dhe Beniadën, Beatrix ka pranuar se ka qenë në siklet nga Semi, e cila është shoqe e Borës.

Beatrix tha se dalja e Semit e kishte çliruar, ndërsa shtoi se Donaldi i tha dritën jeshile njohjes së tyre duke pranuar se ajo kishte kohë që e pëlqente.

Biseda:

Sarah: Më vonë shikoja sjelljen tate ndaj tij, mbase ti se bëje për të keq, por është ai momenti kur ti e pëlqen dikë, si të ndryshon mimika.

Beatrix: Nuk e kontrolloja dot, jam munduar.

Sarah: Ndodhi dhe muhabeti me Kledin, dhe unë e shihja që ju nuk kishit fare kimi. Shihja sesi Donaldi sillej me ty, mënyrën si të ngacmonte, që ndryshon nga mënyra sesi më sheh mua si motër të vogël. Është vënë re më shumë në ditët e fundit. Mund të jeni stepur edhe për shkak se ka qenë Semi këtu.

Beatrix: Unë personalisht do kisha qenë në supersiklet, por dritën jeshile e kam marrë nga ai. Përderisa ai më ka dhënë aprovimin…

Beniada: Semi nuk e bënte me të keq.

Beatrix: Edhe unë do ta bëja për shoqen time diçka të tillë.

Beniada: Kur unë thashë në prime që shoh kimi, ajo thoshte “çfarë thua”.

Beatrix: Kam pasur shumë frikë, kur doli aty, fillova të flas budalliqe, isha në super siklet. Unë? Nuk jam këtu! Isha shumë në siklet, se ishte nata që u bënë dhe shpëtimet.

(Kosova Sot Online)