Noizy ‘merakli i veturave’, kështu kujdeset ai për to

  • G.G /
  • 02 December 2021 - 09:57
Noizy ‘merakli i veturave’, kështu kujdeset ai për to

Reperi, Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy”, është njëri ndër artistët më të paguar në skenën shqiptare, për sa i përket koncerteve dhe fitimeve nga platformat e ndryshme sociale.

Noizy është ndër artistët më të komentuar për jetën e tij luksoze, teksa konsiderohet edhe si ‘merakli i veturave’ e sidomos atyre sportive.

Së fundmi, ai i ka bërë vetes një dhuratë, duke blerë një veturë të tipit ‘Lamborghini’ i cili është Limited Edition “1 of 100”.

Ndërsa, ajo që ka rënë në sy është mënyra se si i ruan ai veturat e tij. Përmes një video në rrjetin social “Instagram”, Noizy ka treguar se si i mban ai veturat.

(Kosova Sot Online)