Fjolla Morina i del në mbrojtje Beatrix Ramosajt

  • E.K /
  • 04 December 2021 - 11:28
Fjolla Morina i del në mbrojtje Beatrix Ramosajt

Ndërsa të gjithë janë kthyer kundër Beatrix Ramosaj për lidhjen me Donald Veshaj, në një kohë kur ky i fundit nuk kishte sqaruar ende përfundimisht raportin me Bora Zemanin, në krah të saj ka dalë Fjolla Morina. Këngëtarja nga Kosova shprehet publikisht se mbështet dyshen Beatrix-Donald.

“Veç përpara. E ti qëndro e fortë, jeta jetohet si do vet, mos u mërzit për komentet e batagjinjëve le t’i marri era, ti shtrëngoje Donaldin mos e lësho, jeni një çift i përkryer. Llapionkat ku shkelin e ndritin e bëjnë bukuri, sukses”, ka shkruar Fjolla.

Mbrëmjen e djeshme, Donaldi rrëfeu se kishte pritur një shenjë nga Bora pas puthjes që dha në publik dhe varëses që i dhuroi në 3 vjetorin e njohjes së tyre. Ai pranoi se kishte pasur ndjenja ndaj këngëtares që prej hyrjes së saj brenda BB VIP por ishte munduar të mos e pranojë për shkak të Borës.

Nga ana tjetër, Beatrix kërkoi ndjesë publike ndaj Borës duke thënë se është treguar e nxituar me veprimet e saj. Ajo mori dhe një mesazh nga e ëma, e cila tha: Bekimin e plotë timin e merr vetëm nëse ai djalë e thotë me fjalë të mëdha se e ka lënë pas të kaluarën. Ti Trixa nuk ke pse merr në kurriz të problemet e të tjerëve.”

(Kosova Sot Online)