Ironi dhe kunja, debati mes Arjolës dhe Antonelës nuk ka fund

  • E.K /
  • 04 December 2021 - 10:54
Ironi dhe kunja, debati mes Arjolës dhe Antonelës nuk ka fund

Arjola dhe Antonela e kanë vazhduar edhe gjatë spektaklit debatin e tyre dhe nuk kanë ndër mend të pajtohen.

Shkak fillimisht u bënë rrobët e Antonelës, të cilat Arjola doli t’i mblidhte pasi po lageshin në shi. Megjithatë Antonela nuk e pëlqeu këtë veprim dhe i kërkoi t’i kthente në vend.

Ky debat vazhdoi edhe në studio dhe vajzat nuk dhanë shenja për paqe, asnjëra prej tyre. Me ironi, Antonela i tha Arjolës se dëshiron ta ketë shoqe dhe se e ka idhull, ndërsa Arjola ishte e prerë se nuk donte debate.

Ndërkohë, opinionistja Sonila Meço ka thënë se Antonela është ajo që njëlloj sin ë futboll, po përpiqet të “markojë” Arjolën dhe kjo e fundit po bie vazhdimisht pre e provokimeve. Arjola u shpreh se ka kaluar 10 vite me debate dhe zënka e i janë dashur 10 vite të tjera për të marrë veten, prandaj nuk do t’i vazhdojë më tej debatet.

Kujtojmë se vajzët kanë pasur edhe më herët mosmarrëveshje. Në një prej zënkave shkak është bërë Atdheu, për të cilin ato të dyja thonë e kanë mik. Atdheu ndërkohë, ka deklaruar hapur se personi që ai mbështet mes të dyjave është Arjola dhe tha se ajo do të jetë fituesja e Big Brother Vip.

(Kosova Sot Online)