Tha se nuk mori para nga “Të ka lali shpirt”, këngëtarja ia publikon kontratën

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 09:21
Tha se nuk mori para nga “Të ka lali shpirt”, këngëtarja ia publikon kontratën

Para disa muajve, këngëtari i muzikës tallava, Mandi Nishtulla e kishte akuzuar këngëtaren, Silva Gunbardhi dhe bashkëshortin e saj Dafi Dertin, se kishin marrë miliona euro fitime nga kënga “Të ka lali shpirt”.

Pas disa muajve, Silva ka vendosur të reagoj dhe të tregoi se si qëndron e vërteta, duke publikuar edhe kontratën që kishin nënshkruar asokohe.

Këngëtarja shqiptare nxori zbuluar mashtrimin e Mandit, në kontratë vërtetonte se Silva merrte nga fitimet e platformës “YouTube” vetëm 10% të fitimeve, Dafi 0% dhe 90% të tyre e merr Alfred Sula, kompozitori i këngës, njëkohësisht kushëriri i Mandi Nishutllës.

“Kam besuar tëk ajo këngë kur nuk besonte njeri. Doja qe Mandi të fitonte. Kërkova 3 javë për veshjen e Mandit që ai te dilte siç duhej në klip, siç e meritone. Nuk pres mirënjohje nga Mandi, por më vrau shpifja. Lexoja komente që më thoshin k*rvë, qorre, kthej lekët Mandit. Ia kisha detyrim publikut këtë sqarim si dhe nënës time. Ajo jeton vetëm prej virusit Covid-19 dhe lexon çdo koment. Është e sëmurë me zemër”, u shpreh Silva me lot në sy.

Ndër të tjera ajo shtoi se nëse Mandi do vazhdoi të shpifi, këngëtarja do të ndjekë rrugën ligjore.

(Kosova Sot Online)