Ja kujt do t'i kaloj pasuria e Liam Payne

  • A.P /
  • 29 June 2026 - 08:51
Ja kujt do t'i kaloj pasuria e Liam Payne

Pas vdekjes së këngëtarit britanik Liam Payne në tetor 2024, dokumentet e Gjykatës së Lartë në Britani konfirmojnë se pasuria e tij prej rreth 24–25 milionë paund (rreth 25 milionë euro) do të kalojë për djalin e tij, Bear Grey Payne, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas të njëjtave dokumente, Liam Payne nuk kishte lënë testament, dhe për këtë arsye trashëgimia e tij trajtohet sipas ligjit britanik të trashëgimisë (intestacy rules).

 

Në këto raste, kur i ndjeri nuk është i martuar dhe ka fëmijë, e gjithë pasuria i takon fëmijës së tij. Bear, i cili është vetëm 9 vjeç, është përfituesi i vetëm ligjor i pasurisë.

Megjithatë, pasuria nuk i jepet drejtpërdrejt fëmijës. Ajo administrohet nga kujdestarë ligjorë — në këtë rast nëna e tij, Cheryl Tweedy, dhe avokati Richard Bray — deri në momentin që ai të mbushë moshën madhore.

Sipas dokumenteve gjyqësore, një pjesë e fondeve mund të përdoret për nevojat e tij aktuale, ndërsa pjesa tjetër do të mbahet në një fond të posaçëm deri në moshën 18 vjeç.

Vlera e pasurisë është rishikuar nga rreth 28 milionë paund bruto në rreth 24 milionë paund neto, pas shlyerjes së detyrimeve dhe shpenzimeve.

Image

(Kosova Sot Online)