Ylli Limani i lënduar nga historia e fundit e dashurisë: Si e shkrova albumin me një frymë për vajzën që erdhi, por qëndroi pak në jetën time!

  • G.G /
  • 06 December 2021 - 10:55
Ylli Limani i lënduar nga historia e fundit e dashurisë: Si e shkrova albumin me një frymë për vajzën që erdhi, por qëndroi pak në jetën time!

Këngëtari i njohur Ylli Limani ka dhënë lajmin e shumëpritur, pas një periudhe pauze dhe stopimi të jetës virtuale në rrjetet sociale. 

Ylli nuk ishte edhe shumë aktiv as me publikime të këngëve të reja, sepse ai po përgatitej për diçka më të madhe. Si gjithmonë, befasitë e bukura artisti i la për muajin e fundit të vitit.

Ai, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, njoftoi se do të publikojë një minialbum apo EP, një album që e ka shkruar me një frymë, pasi është lënduar shumë nga një vajzë misterioze, me të cilën pati një histori të shkurtër.

Me një shkrim në postimin e tij në “Instagram”, ai falënderon shoqërinë dhe familjen e tij për përkrahjen e madhe. Gjithashtu, zbuloi se ky album i dedikohet një vajze, me të cilin ka qenë i lidhur për pak kohë dhe ajo e frymëzoi për të gjitha këngët”.

Albumi që përmban 5 këngë plotësisht do të publikohet me 5 dhjetor, ndërkohë që konsiderohet si një ditar dashurie për historinë etij të dashurisë. Ai zbuloi edhe titujt e këngëve që janë: “Lshoja zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë” dhe “Cka nëse”.

Pa dyshim që ai është një nga këngëtarët më të dashur për publikun që me zërin e tij ka vjedhur zemrat e të gjithëve, pasi është komentuar gjithnjë në media për anën profesionale.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku poston foto e video të ndryshme. Por pak kohë më parë, publikoi një fotografi që ka bërë namin. Këngëtari shfaqej lakuriq në pjesën e sipërme para dritares së një dhome.

Postimi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve edhe VIP-ave shqiptare. E para që komentoi ka qenë këngëtarja Dhurata Ahmetaj, e cila i shkruante: “E ke rregullu jetën!”. Më pas vjen komenti i prezantueses Liberta Spahiu, që e pyeste “Nudo a?”, ndërsa këngëtarja Rona Nishliu e komplimentonte po ashtu.

Sa i përket afrimitetit në projekte artistike dy vite pasi e pamë shumë pranë dhe në duet me Tuna Sejdiun, këngëtari u shfaq në krah të Luana Vjollcës. Dueti do të realizohej 5 vite pas një “lufte të heshtur” mes dy vajzave VIP në vitin 2016.

Ylli deklaroi në një emision se një duet ishte arsyeja e shoqërimit të tj me Luanën, më pas u pa që të bashkëpunonte me Tunën. Ky do të ishte dueti i dytë i përfolur i Yllit, pas atij të pak viteve më parë me Tuna Sejdiun. Madje, disa vite më parë, këngëtarja Tuna Sejdiu u përfol për një lidhje intime, përtej miqësisë me këngëtarin Ylli Limani.

Shkak për këtë dyshim u bë një foto nga jeta e natës, ku Ylli e kishte mbërthyer gjithë passion këngëtaren. Duket se pas disa gotave dhe nën ndikimin e atmosferës së një klubi nate, edhe një pozim i tillë ishte i pranueshëm sa për t’u hedhur në “Snapchat” nga ata, duke përmbysur me një pozë deklaratat se janë thjesht shokë.

Kaq mjaftoi që Tuna Sejdiu dhe Ylli Limani të ishin në shënjestër të portaleve për një marrëdhënie që tejkalonte shoqërinë. Këto dyshime u nxitën edhe nga fakti se ata shiheshin vazhdimisht bashkë në studio, koncerte e klube dhe kaq mjaftoi për të menduar për një lidhje të mundshme.

Më pas, ajo bëri lëvizje të shpejta në jetën e saj sentimentale. Për këtë marrëdhënie, që foli jo vetëm media, por edhe vetë Tuna, Ylli ishte personazhi kryesor në albumin e saj të ri “Fortuna”, që inauguroi me një koncert të mbajtur në Shkup para dy vitesh. Pas atij koncerti dedikuar dashurisë së vërtetë, Tuna publikoi një nga një edhe klipet, ku vlente për t’u veçuar dueti “A don hala” me Ylli Limanin.

Kjo baladë, që i dedikohej një dashurie të pamundur, u kthye në hit në “YouTube”. Disa ndjekës e komentuan si këngën që Tuna dhe Ylli ia kushtojnë historisë së tyre të pamundur, edhe pse tingëllonte mjaft e guximshme kur mendon se kjo ide është hedhur në dritë në sy të burrit të saj, Patris Berishës.

Për të ftuarin special të albumit, Yllin, ajo thuri një varg falenderimesh në profilin e saj në “Instagram”. 

“Yll, mezi pres, publiku të dëgjojë këngën e shkruar nga ti ‘Plagë’ dhe duetin tonë ‘A don hala’… Dije se ti nuk je prezent vetëm aty, ti je kudo në album. Nga fillimi deri në fund. Ashtu si që ishe me mua nga fillimi deri në publikimin e albumit. Nuk mjaftojnë fjalët për të të thënë faleminderit dhe për të shpreh mirënjohjen që kam për ty si artist dhe si mik! Të faleminderit që më binde se gjithato, që i kam brenda (e për të cilat ta kam lodh kryt ditë e natë), duna me i derdh n’kang! Të faleminderit për pjekurinë artistike! Të faleminderit që ishe pjesë e albumit! Të faleminderit që i dhe koncertit nur të veçantë! Të faleminderit që më ke duru! Të faleminderit që të kam! “, shkruante Tuna për Yllin në “Instagram”.

Nuk mungoi as Ylli me dedikimin e tij, ndërsa u shpreh: “’A don hala’ me Tuna Sejdiu për krejt ju që keni dhanë ç’ka keni pas, e në emër të dashnisë.”

Në vargjet e këngës, Ylli i tha Tunës: “A ka mbetë diçka që s’ta kam dhanë? Kudo preke, shenjë më ka mbetë”, ndërsa artistja ia kthen: “Kjo dashni s’e pat dorën e lehtë, nuk e paska as këmbën e mbarë!”. 

Theksojmë se ende pa u bërë 24 orë nga publikimi, kënga numëroi mbi gjysmë milion klikime në “YouTube”, ndërkohë që pjesë e skenave të albumit “Fortuna” u bë edhe burri i saj aktual, Patrisi, të cilit i dha një puthje në buzë duke performuar.

Ylli Limani është djali nga Prishtina mjaft i kërkuar i momentit, që lëvron muzikën pop. Ai u bë i njohur për publikun pas paraqitjes së tij dhe suksesit në edicionin e parë të talent show-t “The Voice of Albania”, në nëntor të vitit 2011, kur ishte vetëm 17 vjeç.

(Kosova Sot Online)