“Gati shpirti sa s’na plasi, Beatrixi prek Donaldin…”, Olsi Bylyku i dedikon këngë treshes Bora-Donald-Beatrix

  • E.K /
  • 06 December 2021 - 13:55
“Gati shpirti sa s’na plasi, Beatrixi prek Donaldin…”, Olsi Bylyku i dedikon këngë treshes Bora-Donald-Beatrix

Aktori i humorit dhe këngëtari shqiptar Olsi Bylyku i ka dedikuar këngë treshes Bora-Donald-Beatrix.

Olsi i cili është edhe tekstshkrues zgjodhi pikërisht temën më “in” të momentit për ta kthyer në këngë.

Ai u kujdes që ta niste këngën që nga Për’puthen e ta mbaronte me personazhet e Big Brother.

Ndër të tjera në këngë ai thotë: “Gati shpirti sa s’na plasi,t Beatriksi prek Donaldin, edhe Bora kur i pa tha: ‘Phyy të dhjefsha surratin’. Por prap nuk e vrau mendjen hiç, nuk i luajti zari, biles varësen që i dha e shiti te dollari”.

Ndërsa sipër videos ai sërish ka ironizuar me situatën e trekëndëshit të përmendur duke shkruar: “Shpresojme te vijne dite sa me te mira per Shqiptaret , dhe te gjitha keto halle te mbarojne…”

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)

(Kosova Sot Online)