Donaldit i bashkohet dhe vëllai binjak në shtëpi

  • A.P /
  • 07 December 2021 - 14:50
Donaldit i bashkohet dhe vëllai binjak në shtëpi

Sonte në shtëpinë e Big Brother do të ketë një hyrje të re. Bëhet fjalë për Romeo Veshaj, i cili do të jetë në vend të Donaldit. Prej kohësh përflitej se aktori i humorit do të hynte brenda shtëpisë së famshme por a do ta kuptojnë banorët se në fakt bëhet fjalë për vëllain e tij binjak?

Kujtojmë që për Donaldin ka qenë një javë e vështirë pas kritikave të shumta me të cilat u përball për shkak të lidhjes që ka krijuar me Beatrix Ramosaj. Fansat e tij janë zhgënjyer pasi pati premtuar se do të sqaronte raportin me Bora Zemanin.

Kjo e fundit kërkoi që ish partneri i saj të mos gjykohej. “Ju lutem qetësohuni, edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhje edhe rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë cfarë të dojë me jetën e tij, or mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni, as unë nuk po e bëj…”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)