Pas deklaratës së tij për Beyonce/Jay Z kritikohet ashpër

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 19:17
Pas deklaratës së tij për Beyonce/Jay Z kritikohet ashpër

Reperi  Jay-Z është kritikuar së fundmi nga fansat pas deklaratës së tij për Beyonce.

Përmes rrjetit të tij social,Twitter, Jay Z e quajti bashkëshorten e tij  “evolucionin” e këngëtarit të ndjerë Michael Jackson.“Bey do të zemërohet me mua që e thashë këtë, por Michael Jackson nuk ka qenë kurrë në Coachella. Ajo është evolucioni i tij sepse e shikoi kur ishte nëntë vjeç. Dhe fëmijët janë të njëjtë.Më gjeni një koncert që është po aq i rëndësishëm kulturor dhe emocionues sa Coachela.

Beyonce do të jetë një nga këngëtaret më të mira që kemi dëgjuar ndonjëherë, sepse ajo është një studente e shkëlqyer”, ka shkruar reperi.Mirëpo, kjo deklaratë nuk u mirëprit mirë nga ndjekësit të cilët u shprehën të ofenduar  nga krahasimi që ai bëri.“Unë e dua Beyoncen, por nuk do të shkoja aq larg sa të thosha se ajo është më e mirë se Michael Jackson”, ka shkruar një nga ndjekësit.“Me gjithë respektin e duhur, Michael nuk ka pasur kurrë nevojë për diçka si Coachela në jetën e tij. Michael kishte dy herë më shumë audiencë se Beyoncé”, thuhej në një koment tjetër.

(Kosova Sot Online)