Lexoni edhe:
Arjola takon vajzën pas 80 ditësh izolim në Big Brother Albania Vip
Mbrëmjen e sotme, në spektaklin e “Big Brother VIP” ka ndodhur një debat shumë i rëndë midis Big Mamës dhe Antonelës. Debati u pasua me ofendime dhe fyerje të shumta, si dhe me kërcënime të vazhdueshme.
Pasi Big Mamës iu kërkua të qetësohej, ajo vendosi të largohej përfundimisht nga gara.
Arjola takon vajzën pas 80 ditësh izolim në Big Brother Albania VipLexoni edhe:
E rikthyer në studio, këngëtarja nga Maqedonia ka folur për të gjithë situatën e rëndë. Ajo e ka startuar fjalën e saj duke i kërkuar falje produksionit, dhe veçanërisht familjes së Antonelës.
Ajo tha se ajo çfarë e bëri të preket aq shumë ishte çështja nacionale dhe thekson se nuk e ka sharë asnjëherë Antonelën në gjuhën serbe. Për këtë, ajo kërkon dhe konfirmimin e kamerave dhe produksionit.
“U preka shumë në fazën nacionale, edhe pse unë i zotëroj të dyja gjuhët. Dua të konfirmohet nga kamerat nëse e kam sharë ndonjëherë Antonelën. Ajo është tip që provokon dhe ka provokuar që ditën e parë.
Kam patur plot njerëz para hyrjes që më thonin si të veproja. Unë kam ardhur që të kënaqem, jam njeri pozitiv, qejfli, më stresojnë debatet. Unë jam e vetmja që nuk luaj dhe këtë gjë ma ka thënë dhe Donaldi.
Kam qenë 100% reale dhe 100% kam dal prej vetes. Nëse nuk do të kisha vepruar kështu, nuk do të kisha qenë vetja.”
Ndërkohë, e pyetur nëse e mendonte daljen e saj nga shtëpia, ajo tha se nuk pendohet dhe ka hyrë në shtëpi për të treguar karakterin e saj.
Big Mama thekson se nuk do t’i kërkonte falje Antonelës.
(Kosova Sot Online)