Gjon’s Tears shpallet vokalisti më i mirë i “Eurovision 2021”

  • A.P /
  • 30 December 2021 - 17:19
Gjon’s Tears shpallet vokalisti më i mirë i “Eurovision 2021”

Artisti shqiptar, Gjon’s Tears përfaqësoi Zvicrën në kontekstin muzikor “Eurovision 2021”.

Kështu, pak ditë më parë, faqja e Eurovision hapi një votim për çmimin “Vokalisti më i mirë i Eurovision 2021”, pjesë e garës ishin Gjon’s Tears, Anxhela Peristeri, Destiny, Eden Alene e The Black Mamba.

Çmimin për vokalistin më të mirë e fitoi Gjoni, gjë për të cilën u shpreh shumë mirënjohës.

“Faleminderit për përkrahjen. Këngë të reja po vinë dhe e radhës lansohet në janar”, ka thënë Gjon.

Anxhela përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e kaluar të ‘Eurovision’ me këngën “Karma”.

(Kosova Sot Online)