Nga aventura më e çmendur për 24 orë e deri te bashkëpunimi me Drake, Noizy flet për planet e vitit 2022

  • A.P /
  • 02 January 2022 - 14:20
Nga aventura më e çmendur për 24 orë e deri te bashkëpunimi me Drake, Noizy flet për planet e vitit 2022

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka shpalosur disa nga planet e tij për vitin 2022.

Ai së fudnmi ka qenë i ftuar në emisionin “Jonida’s Room”,ku shpalosi shumë gjëra.

Reperi ndër bashkëpunimet më të susksesshme e ka veçuar atë me këngëtarën e njohur nga Kosova, Dhurata Dora, kënga me titullin “Mi Amor”, e cila ka ‘shpërthyer’ me klikime.

“Siç u pa edhe nga shifrat bashkëpunimi më i suksseshëm ka qenë ai me Dhurata Dorën, kemi super bashkëpunime me artistë tjerë për 2022 dhe mbi të gjitha një super album për të cilin kam patur gjithë kohën për ta punuar”, u shpreh Noizy.

Ai gjithashtu shpalosi ca detaje rreth albumit, duke treguar se albumi i ka rreth 20 këngë, de se ky album është i preferuari i tij, e në të do të ketë bashkëpunime edhe me artista me famë ndërkombëtare, anglez e francez.

“Bashkëpunoj më shumë me repera të Europës sepse kam Vibe shumë të mirë, ndërsa reperat amerikanë kërkojnë lekë dhe nuk ta japin suportin”. Ai gjithashtu tregoi se kishte shumë dëshirë të realizonte një bashkëpunim me Drake, që siç tha ai se një bashkëpunim me të është i realizueshëm.

“Do të doja shumë të bëja një bashkëpunim me Drake, që ndoshta edhe mund të realizohet sepse ai vjen shumë shpesh në Angli. Por me të mund të realizohet një bashkëpunim vetëm nëse i pëlqen “vibe”, sepse ai s’ka nevojë për lekë”, ka thënë reperi.

Përtej të gjitha gjërave ai ka treguar se i pëlqen shumë të udhëtoj.

“Më ka qëlluar që për 24 orë të jem në 6 shtete, kam qenë në Malmo, kam marrë trenin deri në Danimarkë, pastaj nga aty në Austri, Kosovë, Shqipëri dhe në 6 mëngjesit kam mbërritur në Itali”, ndërkohë shtoi ai.

(Kosova Sot Online)