Kaq shpejt harroi Gigi Hadid? Zayn Malik krijon një llogari në një aplikacion takimesh për vajzat e kolme

  • G.G /
  • 13 January 2022 - 10:57
Kaq shpejt harroi Gigi Hadid? Zayn Malik krijon një llogari në një aplikacion takimesh për vajzat e kolme

Vjeshtën që lamë pas, këngëtari dhe ish-anëtari i One Direction, Zayn Malik u nda nga partnerja e tij Gigi Hadid për shkak të akuzave të nënës së saj, se ai e kishte dhunuar.

Ndarja e tyre erdhi një vit pasi ata sollën në jetë vajzën, Khai-n, në shtator të vitit 2020.

Ndërkohë, së fundmi, Malik është bërë sërish qendra e vëmendjes pasi ai u “kap mat” në një aplikacion dating (takimesh).

Ky aplikacion përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të ndihmuar në verifikimin e identitetit të përdoruesve dhe një video e Zayn që merr pjesë në një sfidë emoji në të ka bërë xhiron në internet.

Emri në profil është “Zed” dhe vendndodhja është vendosur Ottsville, Philadelphia, Pennsylvania. Malik jetonte në Pennsylvania kur ishte në një lidhje me Hadid.

“WooPlus” është një “aplikacion takimesh për njerëzit e kolmë për të gjetur dhe për të shijuar dashurinë”, sipas faqes së saj të internetit.

Nëse mendoni që është tronditës fakti se Malik është pjesë e një aplikacioni për vajzat e kolme pas daljes së tij me Gigi, Perrie Edwards, ju rikujtojmë se gjatë një interviste me “Billboard”, ai ka thënë:

“Më pëlqejnë vajzat që janë pak të trasha në zona të caktuara – zonat e këndshme. Më pëlqen një grua më e plotë. ”

(Kosova Sot Online)