Shkodran Tolaj & Ansambli Shtetëror Shqiptar në R.M.V publikojnë këngën 'Për ju qanë janari' kushtuar artistit Jusuf Gërvalla

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 19:08
Shkodran Tolaj & Ansambli Shtetëror Shqiptar në R.M.V publikojnë këngën 'Për ju qanë janari' kushtuar artistit Jusuf Gërvalla

Artisti i njohur Shkodran Tolaj në bashkëpunim me Ansamblin Shtetëror Shqiptar në R.M.V të cilin e drejton, kanë publikuar këngën kushtuar veprimtarit dhe artistit të njohur shqiptar Jusuf Gërvallës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


"Për ju qanë janari", mban titullin kënga kushtuar Gërvallës, e cila vjen e interpretuar mjeshtërisht nga Shkodran Tolaj.

Kjo këngë vjen në prag të përvjetorit të 40-të, të Jusuf Gërvallës, i cili me veprën e tij la gjurmë në artin shqiptar.

Dëgjim të këndshëm

(Kosova Sot Online)