Fjalët e të ëmës per Oriolën duhet t’i lexojë çdokush

  • A.P /
  • 20 January 2022 - 16:31
Fjalët e të ëmës per Oriolën duhet t’i lexojë çdokush

Oriola Marashi është një nga modelet më të njohura shqiptare dhe një nga personazhet më të dashura për publikun.
Tashmë prej vitesh është bërë pjesë e markës së njohur botërore të veshjeve “Guess”.

Disa video që janë pjesë e këtij projekti të ri, nëna e Oriolës i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në llogarinë e “Instagram” duke shprehur krenarinë e saj për të bijën.

POSTIMI I PLOTË

“Me disa momente nga sfilata e rradhës e Orioles time në Guess, dua tu drejtohem gjithë prindërve shqiptar, nënave dhe baballarëve , mbeshtete fëmijën tënd gjithnjë, gjatē rritjes jepi shumë besim, mbroje dhe duaje edhe nëse nuk ēshtë nxenes exselent, edhe nëse opinioni mbarëpopullor nuk është dakort me ty, edhe nëse nuk ështē ai fëmija perfekt që ti ke menduar se duhet të jetë, fëmijëria ndikon në zgjedhjet që bëjmë të gjithe ne kur rritemi, po ke qënë fëmijë i ndrydhur, i presionuar apo pa vetbesim, vështirë të jesh ndryshe kur je adult
Po i dhe fëmijës tënd dashuri, vëmendje dhe mbeshtetje dije se do të të kthehet mundi një ditē.
Fundja ne jemi të qetë kur rrisim fëmijë të fortë dhe të aftë për tu përballur me çdo vështirësi, jeta është përpjekje, lufte e sakrifica, dhe asgjë në ktë botë nuk është e lehtë,
Ky status më teper se sa të promovoj sukseset e sime bije, me erdhi spontanisht nga një nëne që përqafoj vajzën e saj mbrëmë në BBV dhe i tha se të dua e mbroj edhe pse nuk më more leje kur hyre në ktë spektakël, apeli im sot është: bëje që herët atë veprim, mbroje me forcën e nënës sepse ajo lloj force i shërben vajzës deri në fund të jetës…forca e nënave mposht çdo lloj paragjykimi tē kësaj bote të ashpër..
Ne që jemi nena e ndjejmë dhe e pranojmë se copëzat e lumturisë që marrim nga fëmijët tanë janë më të bukurat, më sublimet ato që ta mbushin syrin me lot gëzimi dhe shpirtin me dashuri………”


(Kosova Sot Online)