Robin Krasniqi dhe Marigona publikojnë fotografi në momente intime në palestër

  • G.G /
  • 27 January 2022 - 11:38
Robin Krasniqi dhe Marigona publikojnë fotografi në momente intime në palestër

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, në fillim të këtij viti u fejua me modelen Marigona Krasniqi.

Çifti, të cilët janë në lidhje që disa vite, po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Dyshja janë shumë aktiv edhe në rrjete sociale, ndërsa vazhdimisht publikojnë fotografi së bashku.

Ylli me prejardhje nga Deçani ka ndarë së fundmi dy imazhe përkrah partneres, me të cilën shfaqet në vendin e tij të preferuar, palestrën e boksit në Gjermani “RK”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi që njëherësh mblodhi komente nga më të ndryshmet prej miqve e ndjekësve.

(Kosova Sot Online)