U tha se ishte në një lidhje me Angelina Jolie/The Weeknd kapet ‘mat’ me shoqen e ish të dashurës së tij, Bella Hadid!

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 13:31
U tha se ishte në një lidhje me Angelina Jolie/The Weeknd kapet ‘mat’ me shoqen e ish të dashurës së tij, Bella Hadid!

Artisti i njohur,The Weeknd, është parë duke darkuar me shoqen e ish të dashurës së tij, modelen, Bella Hadid. Vajza me të cilën është parë quhet Simi Khadra, dhe shumë njerëz kanë nisur të spekulojnë nëse ata po takohen.Dyshja u panë në “West Hollywood” duke u larguar nga hoteli “Sunset Tower” pas një darke intime.

Simi, e cila është DJ me motrën e saj,  Haze Khadra , të njohura ndryshe si Simi dhe Haze, u panë gjithashtu muajin e kaluar në festën e publikimit të albumit të ri të The Weeknd në Delilah në West Hollywood.Edhe pse të dy janë parë së bashku në disa raste, një burim i afërt me çiftin thonë se ata nuk kanë nisur  një romancë me njëri-tjetrin pasi janë miq prej vitesh tashmë.

Këngëtari i hitit”Blinding Lights” u auldua se kishte nisur një romancë me aktoren Angelina Jolie vitin e kaluar, dhe më shumë spekulime u ngritën pasi ai publikoi një këngë në lidhje me takimin me një “yll filmi” më 7 janar.

“Abel është shumë i dashuruar me Anxhelinën,” treguan disa burime. “ Sa herë ai është shoqëruar me të,  ata kanë pasur disa biseda shumë të thella pasi  të dy jeni njerëz shumë interesantë dhe unikë që zhyten në  seriozitetin e jetës dhe me të vërtetë kënaqen duke bërë një ndryshim.”Burimi më tej tha se The Weeknd është i interesuar për punën filmike, që është një tjetër pasion që ai ndan me aktoren/regjisoren. Sa i përket të qenit një çift i përkushtuar burimet tregojnë se “Ai ka fituar një miqësi të madhe me Angie dhe ka takuar fëmijët e saj, dhe kanë tentuar për një lidhje dashurie pasi kanë qenë në një marrëdhënie miqësore dhe vetëm biznesi. Do të ishte shumë e papërshtatshme të thuash dyshja janë çift tashmë, pasi Angelina është më shumë e përqendruar te familja e saj tani.”

(Kosova Sot Online)