Shkurte Fejza: Nuk po mund të kuptoj si ka mundësi të ketë njerëz të poshtër gjer në këtë nivel

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 21:06
Shkurte Fejza: Nuk po mund të kuptoj si ka mundësi të ketë njerëz të poshtër gjer në këtë nivel

Viteve të fundit lajmet e pavërteta të publikura nga media fiktive, janë bërë shqetësim për figurat publike, e posaqërisht për artistët, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Disa media për klikime po shpërndajnë dezinformata në rrjetet sociale duke atakuar personalitetin e tyre.

Lidhur me këtë dukuri, përmes llogarisë sociale ka reaguar Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza e cila ndër të tjera ka shkruar: Disa kriminel shqipfolës që po përhapin lajme të kobshme (mortore) për përfitim të klikimeve në TIK TOK, fb e rrjete tjesa sociale dhe i shqetësojnë të afërmit dhe dashamirët tanë Zoti i vraftë dhe ua ktheftë vet e atyre gjakprishurëve.

Postimi i plotë:

Përshëndetje miqësia ime
Përshëndetje shqiptarë kudo që jeni.
Unë dhe familja ime fal Zotit jemi shëndosh e mirë.
Disa kriminel shqipfolës që po përhapin lajme të kobshme (mortore) për përfitim të klikimeve në TIK TOK, fb e rrjete tjesa sociale dhe i shqetësojnë të afërmit dhe dashamirët tanë Zoti i vraftë dhe ua ktheftë vet e atyre gjakprishurëve.
Nuk po mund të kuptoj si ka mundësi të ketë njerëz të poshtër gjer në këtë nivel.
JU kisha lutur që sa herë të hasni në lajme të rrejshme për këndo qoftë bëni REPORT ndoshta ju ndalohet kjo veprimtari kriminale.
Respekte pë të gjithë JU.
Shkurte Fejza.

Image

(Kosova Sot Online)