Llakaj zbulon marrëdhënien me Monika Lubonjën

  • A.P /
  • 11 February 2022 - 14:39
Llakaj zbulon marrëdhënien me Monika Lubonjën

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë futur si mysafirë, Ermal Mamaqi, Xhemi Shehu, Edi Manushi, Agron Llakaj, Flori Gjini, Salsano Rrapi e Fiorentina Halili.

Ata kanë zhvilluar shumë biseda me banorët, duke ndarë eksperiencat personale. Ndër të tjera në një moment, Agroni ka zbuluar një detaj që nuk e dinim për të dhe Monika Lubonjën. Të dy paskan mbaruar shkollën bashkë.

“Kam qenë baba kur shkoja në shkollë dhe Monika ishte gocë e re”, u shpreh Llakaj në një bisedë.

Sa i takon lojës në “Big Brother VIP”, Agroni tha se e kishte ndjekur Lubonjën dhe në javët e para e kishte parë disi në vështirësi për t’u përshtatur.

(Kosova Sot Online)