Jonida Maliqi i rikthehet dashurisë

  • A.P /
  • 15 February 2022 - 14:40
Jonida Maliqi i rikthehet dashurisë

Jonida Maliqi është rikthyer më në fund në muzikë. Pas një pauze të gjatë, këngëtarja e njohur ka publikuar projektin më të ri muzikor. Bëhet për një bashkëpunim me artistin Obie Kellz dhe mban titullin “Need you”. Teksti është ndërthurje e gjuhës angleze me shqipen.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Jonida ka bërë me dije se pritet që së shpejti të sjellë dhe projekte të reja. “Është gjithmonë qejf dhe emocion të kthehem tek dashuria ime e parë, tek ajo që më njohu me ju… Ky është materiali im i ri në muzikë dhe pas tij do vijnë shumë të tjerë.

Ky është një premtim: s’ka më pushime! Uroj ta shijoni dhe kërceni po aq sa unë në këtë vit që e mbaja vetëm për vete këtë duet”, shkroi Jonida krah videos që ka publikuar në Instagram.

(Kosova Sot Online)