Rihanna flet për shtatzëninë e saj

  • A.P /
  • 20 February 2022 - 11:43
Rihanna flet për shtatzëninë e saj

Rihanna pranoi se ndihet “herë pas here e lodhur” ndërsa është shtatzënë dhe ndau mendimet e saj për statusin e ardhshëm si nënë në një intervistë të fundit.

33-vjeçarja po kalon një periudhë të mrekullueshme, por nuk është mësuar të mos ketë aq shumë energji! 

Këngëtarja ka treguar se është “e lodhur”, që kur ka mbetur shtatzënë me fëmijën e saj të parë. 

Zbulimin e bëri disa ditë më parë në një intervistë për “Extra”, të cilën e dha në eventin ‘Fenty Beauty’ and ‘Fenty Skin’ në Goya Studios në Los Angeles. 

Me të në këtë event ishte partneri i saj 33-vjeçar dhe babai i ardhshëm, ASAP Rocky.

Kur e pyetën se si ndihet, RiRi tha: “Vërtetë shumë mirë, megjithëse ndonjëherë e lodhur, herë pas here diçka me të cilën nuk jam mësuar “.

 “Zakonisht kur jam në tapetin e kuq dhe barku im është pak i madh,

(Kosova Sot Online) është problem”, tha ajo me shaka përpara se të thoshte se tani është sezoni i Crop top!