Prej dy vitesh pa publikuar asnjë këngë, Era Istrefi nuk është më pjesë e gjigantit muzikor, “Ultra Music”

  • G.G /
  • 17 February 2022 - 10:27
Prej dy vitesh pa publikuar asnjë këngë, Era Istrefi nuk është më pjesë e gjigantit muzikor, “Ultra Music”

Në fillimet e saj, të gjithë thoshin se Era Istrefi do jetë super ylli i ri i muzikës shqiptare. Madje shumë e krahasuan me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Rita Orën, duke pritur që të ketë suksesin e tyre.

Era u bë një emër ndërkombëtar pas suksesit të këngë “Bonbon”, e cila në vitin 2016 i hapi rrugë drejt një kontrate me gjigandët e muzikës “Sony” dhe “Ultra Music”. Ajo po ashtu, në verën e vitit 2018 performoi në finalen e “Kampionatit Botëror” këngën përfaqësuese, “Live it up” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam.

Megjithatë, diçka ndodhi dhe këngëtarja nga Kosova nuk është më aktive në muzikë. Ndonëse, shpesh në rrjetet sociale ka premtuar se po punon për projekte të reja ajo ka dy vite që nuk ka publikuar asnjë këngë.

Madje, duket se nuk është më artiste e menaxhuar nën label-in e “Ultra Music”. Këtë e ka konfirmuar vet shefja e distribuimit muzikor të “Ultra Publishing International”, Sony Okon.

Okon i është përgjigjur pyetjes së një fansi të Erës në Twitter, i cili kishte shkruar: “Doja vetëm të bëja një pyetje në lidhje me Ultra Records. A është këngëtarja Era Istrefi ende e kontraktuar në kompaninë regjistrimit. Ajo nuk ka publikuar ndonjë këngë të re që nga viti 2019. Thjesht pyes pasi ajo është një nga artistet e mia të preferuara”.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Ultra Music i është përgjigjur duke shkruar: “Fatkeqësisht ajo nuk është në Ultra më, kështu që nuk kam ide për projektet e saj të ardhshme. Më vjen keq, do të doja të të kisha dhënë lajme të mira”.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga vetë Era e cila po ashtu as në rrjetet sociale nuk është shumë aktive.

(Kosova Sot Online)