Semi Jaupaj i jep goditjen përfundimtare miqësisë me Donald Veshajn, ja veprimi që bëri këngëtarja në finalen e BBV

  • G.G /
  • 19 February 2022 - 10:28
Semi Jaupaj i jep goditjen përfundimtare miqësisë me Donald Veshajn, ja veprimi që bëri këngëtarja në finalen e BBV

Marrëdhënia mes Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt duket se është krisur përfundimisht nga ana e kësaj të fundit. Këngëtarja e braktisi përfundimisht ish-shokun e saj edhe në natën finale të Big Brother.

Kur ish-konkurentët u pyetën se cilin do donin të fitonte, Semi Jaupaj shqiptoi emrin e Ilir Shaqirit.

Kujtojmë që pak ditë më parë Semi publikoi dhe këngën e saj të re, e cila në ‘sytë’ e publikut i dedikohej historisë së Donaldit dhe Bora Zemanit, shoqes më të ngushtë të Semit.

Në këtë këngë kishte mesazhe që janë parë ‘shigjeta’ për Donaldin.

Semi dhe Donaldi krijuan miqësi shumë të ngushtë gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP.

Ata mbështetën gjithmonë njëri-tjetrin. Mirëpo pas largimit të saj, Donaldi krijoi afrimitet me Beatrix që solli më pas një histori dashurie brenda BBV. Ky veprim nuk i pëlqeu aspak Semit, e cila është mikeshë e ish të dashurës së Donaldit.

(Kosova Sot Online)