Brune apo bionde? Marina Vjollca na lë pa fjalë me ndryshimin drastik në pamjen e saj

  • G.G /
  • 19 February 2022 - 12:57
Brune apo bionde? Marina Vjollca na lë pa fjalë me ndryshimin drastik në pamjen e saj

Bukuroshja e njohur, Marina Vjollca, i ka befasuar të gjithë së fundmi me paraqitjen e saj të fundit.

Në paralajmërimin për emisionin e saj të ri, “Klanifornia”, ajo u shfaq në super formë , teksa e gjithë vëmendje ishte te flokët e saj,shkruan Kosova Sot Online.

Ndryshe nga paraqitjet e zakonshme kur shfaqej si një brune kësaj radhe Marina ka ndryshuar drastikisht duke u shfaqur në një bionde të theksuar.

Marina ka ndarë me ndjekësit edhe një foto në Instagram, ku vihej në dukje ndryshimi i saj i ri.

Bjonde apo brune më mirë?Ishte pyetja e moderatores.

Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumtë, me shumicën prej tyre që kanë ngelur të befasuar nga ky ndryshim drastik i prezantueses.

(Kosova Sot Online)