Edhe Arbana me shapka shkon në plazh, vetëm se kushtojnë mbi 800 euro

  • G.G /
  • 02 March 2022 - 10:01
Edhe Arbana me shapka shkon në plazh, vetëm se kushtojnë mbi 800 euro

Pas udhëtimit me stafin e Big Brother Vip, Arbana ka vendosur të pushojë me të vegjlit e saj dhe Edin. Arbana nuk e ka zbuluar vendin, ndonëse nga fotot dhe videot, destinacioni i zgjedhur prej saj ngjan shumë me Maldivet.

Fotot e saj me familjen kanë vazhduar edhe sot, e me siguri do vazhdojmë të shohim copëza nga ditët e tyre buzë oqeanit. Sot ajo ka publikuar një album fotosh ku ranë në sy shapkat Prada që ka veshur. Nga një kërkim i thjeshtë zbuluam se ato kushtojnë plot 1160 AUD. Ato janë pjesë e koleksionit të ri të markës luksoze.

(Kosova Sot Online)