Ky është reagimi epik i Rihanna-s kur pyetet për gjininë e foshnjës

  • A.P /
  • 04 March 2022 - 17:04
Ky është reagimi epik i Rihanna-s kur pyetet për gjininë e foshnjës

Ndonjëherë gjithçka që ju nevojitet është një vështrim. Dhe kjo është pikërisht ajo që dha Rihanna kur u pyet për gjininë e foshnjës së saj gjatë shfaqjes së Javës së Modës në Dior në Paris të martën.

Tim Blanks, kryeredaktori i “The Business of Fashion”, hyri në Instagram për të ndarë një fotografi të reagimit të hutuar në mënyrë qesharake të Rihanna-s ndaj një pyetjeje shumë personale. “Djale apo vajze? Kjo ishte pyetja e gabuar për t’i bërë Rihannës ndërkohë që figura të botës së modës po përgjonin mbi kokat tona”, ka shkruar ai. “Por ajo është nëna e ardhshme më rrezatuese ndonjëherë. Një rreze e vërtetë drite në një ditë të errët.”

Siç mund ta shihni, një foto vlen sa një mijë fjalë:

Image

(Kosova Sot Online)