Donaldi shkon në Maqedoni për të takuar fansat, por i ndodh e papritura

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 13:52
Donaldi shkon në Maqedoni për të takuar fansat, por i ndodh e papritura

Donald Veshaj lajmëroi se sot se ishte nisur drejt Maqedonisë dhe i ofroi mundësinë fansave që ta takonin në një nga qendrat tregtare të Shkupit.

Nga videot e publikuara në rrjetet sociale, por pak prej vetë aktorit, pritja që i është bërë ka kaluar çdo parashikim.

Shumë të rinj, vajza, djem, por edhe persona në moshë kanë shkuar për ta takuar.

Donaldi duket i emocionuar në postimet që po qarkullojnë dhe me siguri ndikuesi kryesor që i bëri bashkë kaq shumë njerëz, është fama e “BBV” që është ende eksperiencë e freskët për aktorin.

Turma mund të shihet qartë si një matës për famën e tij në reality show-n.

Donald Veshaj është një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë.

Aktori, këngëtari dhe ish banori i “BBV” gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme të Shqipërisë ka treguar talentin e tij edhe në pikturë.

(Kosova Sot Online)