Pas një periudhe të gjatë mungese, Tuna rikthehet me një projekt të ri muzikor

  • G.G /
  • 08 March 2022 - 10:40
Pas një periudhe të gjatë mungese, Tuna rikthehet me një projekt të ri muzikor

Altuna Sejdiu, ose siç njihet me emrin e artit, Tuna prej disa kohësh është shkëputur nga industria e muzikës për tu përkushtuar më shumë famljes së saj.

Ky ndryshim erdhi me faktin se ajo u bë nënë e dy djemve dhe kështu kohën më të madhe jua dedikoj rritjes së fëmijëve.

Mirëpo, si duket tashmë ajo ka vendosur “ti japë një mundësi të dytë” karrierës së saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instastory një video ku ka bërë me dije se së shpejti do të vijë me një projekt muzikor.

“Gjejeni pak kush është kthyer”-ka shkruar Tuna krahas videos.

Por, ajo ende nuk ka ndarë asnjë detaji të ri lidhur me projektin në fjalë dhe nuk dihet nëse do të jetë ‘solo’ apo një bashkëpunim me ndonjë artist të njohur.

(Kosova Sot Online)