Më tërheqëse se kurrë! Elita Rudi publikon fotosesionin e radhës, lë ndjekësit pa fjalë

  • G.G /
  • 12 March 2022 - 10:42
Më tërheqëse se kurrë! Elita Rudi publikon fotosesionin e radhës, lë ndjekësit pa fjalë

Elita Rudi padyshim është një nga vajzat më të suksesshme të ekranit.

Thuajse çdo ditë ajo publikon foto dhe video në rrjetet e saj sociale duke qenë më e afërt me ndjekësit, dhe sigurisht nuk kanë se si të mungojnë komentet e shumta.

Së fundmi, Elita publikoi një fotosesion mjaft interesant ku shfaqet më elegante se kurrë e veshur me një kostum klasik në ngjyrë bezhë.

Ajo shkëlqen në paraqitjen e saj plot stil dhe elegancë, teksa veshjes i kishte shtuar edhe aksesorin e cantës në ngjyrë të bardhë, sandalet blu dhe dukej më vezëllitëse se kurrë.

Ju rikujtojmë se para disa ditësh përmes një fotografie të publikuar në Instastory ajo ka treguar se në shtëpinë e saj ka ndodhur një incident i pakëndshëm.

Bota, vogëlushja e moderatorëess ka thyer një pasqyrë, por fatmirësisht nuk është lënduar, megjithatë mami Elita ka përfunduar në spital, por pa lëndime shumë të mëdha.

Ajo është shprehur se i ndihet falenderuese Zotit që e shpëtoi vogëlushen e saj pasi nuk u dëmtua dhe tashmë të dyja janë mirë.

(Kosova Sot Online)