Dua Lipa shfaqet në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas, poston foto duke bërë simbolin e shqiponjës/FOTO

  • G.G /
  • 14 March 2022 - 11:33
Dua Lipa shfaqet në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas, poston foto duke bërë simbolin e shqiponjës/FOTO

Dua Lipa është një nga ambasadoret më të mira që vendi ynë dhe Kosova kanë. Këngëtarja prej vitesh i bën një super promovim kulturës dhe artit shqiptar kudo në botë dhe angazhohet në çdo gjë që mundet.

Ditën e sotme aristja ka marrë pjesë në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka mbajtur edhe një fjalim rreth promovimit të gjuhës, kulturës dhe artit shqiptar.

Dua ka publikuar disa foto në Instagram ku shihen në prani të fëmijëve, duke mbajtur një fjalim e në një tjetër duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Krah fotove, Dua ka shkruar: “Një nder që isha në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas sot. Qëndra promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare teksa ofron mësime gjuhe për fëmijët nga 5-15 vjeç”.

Kujtojmë se vitin e kaluar Dua ishte në Shqipëri për të inspektuar punimet për kopshtin dhe çerdhen “Sunny Hill”, për ndërtimin e të cilit ajo ofroi një donacion të madh. Dhe pikërisht për këtë arsye ai mban emrin e fondacionit të këngëtares. Më pas ajo udhëtoi me familjen drejt jugut të Shqipërise ku pushoi për dy javë.

Dua dhe babai i saj, Dukagjini, kanë premtuar se festivali “Sunny Hill” që është zhvilluar për dy vite në Kosovë do mbahet edhe në vendin tonë. Në festival kanë marrë pjesë emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare si Miley Cyrus, Calvin Harri, Martin Garrix, etj. Nëse kjo do zhvillohet edhe në vendin tonë do ishte padyshim një mundësi shumë e mirë, sidomos për promovimin e vendit.

(Kosova Sot Online)