Pas aludimeve se është ndarë nga bashkëshorti, Linda Halimi “rrit sërish temperaturat” me fotot e publikuara

  • G.G /
  • 22 March 2022 - 10:24
Pas aludimeve se është ndarë nga bashkëshorti, Linda Halimi “rrit sërish temperaturat” me fotot e publikuara

Linda Halimi është një nga personazhet publik më të dashur e cila numëron mijëra ndjekës në rrjete sociale.

Ajo pozon shpesh përballë kamerës teksa sjell foto mjaft sensulale duke treguar format e saj trupore, si dhe të pasmet bombastike të cilët para disa kohësh kreu një ndërhyrje kirurgjikale.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e veshur me një “body” në ngjyrë të zezë që i nxirrte në pah linjat trupore shtrirë mbi një shtrat.

“Më pëlqeu t’ju bekoj me disa këndvështrime sot. E xhiruar dhe modifikuar nga unë”,-ka shkruar ajo.

Ndjekësit e kanë pëlqyer dhe komentuar pozitivisht këngëtaren e cila tashmë duket se nuk po ndalet më publikimin e të tilla fotografish.

Rikujtojmë se vetem disa ditë më parë ajo është përfolur në mediat rozë për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj pasi dyshja kanë fshirë ga rrjetet sociale çdo foto të tyre, madje as nuk ndiqen më.

Mungesa e fotografive të përbashkëta ka bërë që ndjekësit të dyshojnë edhe më herët se ka krizë apo dhe ndarje mes çiftit. Ndonëse Linda nuk ka reaguar rreth këtyre lajmeve, Prive raporton se janë të pavërteta.

Linda dhe bashkëshorti i saj vijojnë të jenë bashkë por kanë vendosur mos ta ekspozojnë lidhjen e tyre në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)