Incidenti në “Oscars” mund të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur Chris Rock, ja arsyeja

  • G.G /
  • 04 April 2022 - 08:16
Incidenti në “Oscars” mund të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur Chris Rock, ja arsyeja

Komediani, Chris Rock do të përfitojë shuma të majme parash pas incidentit që ndodhi në skenën e “Oscars”, ku u godit me shuplakë nga Will Smith.

Pas incidentit, Rock i kanë sugjeruar shuma parash dhe oferta të ndryshme për intervistën e tij të parë, ndërsa Oprah Winfrey dhe Ellen DeGeneres, i sugjeruan emisionet e tyre për komentet e para të aktorit.

Intervista nuk është e vetmja gjë që mund t’i sjellë të ardhura 57-vjeçarit dhe sipas “The Sun”, biletat për shfaqjen e tij ‘stand-up’ janë ndër më të kërkuarat e ditëve të fundit – nga të cilat do të përfitojë rreth dy milionë dollarë.

Zgjidhja e situatës “me vetpërmbajtje dhe gjakftohtësi” ka kontribuar në popullaritetin e tij dhe si rezultat po fiton shuma të konsiderueshme.

Rikujtojmë se pak javë më parë Will publikoi një deklaratë në “Instagram”-in e tij lidhur me ngjarjen.

Ai i tha publikut:

“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve ‘Oscar’ mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht,” shpjegoi ai.

Aktori 53-vjeçar gjithashtu i kërkoi falje edhe Chris, diçka që ai nuk e bëri kur iu drejtua audiencës në “Academy Awards” pasi fitoi “Oscar”-in si “Aktori më i mirë”.

“Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris”, ka shkruar ai. “Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”

Ai gjithashtu përfshiu në deklaratën e tij edhe një kërkim-falje për “Akademinë, producentët e shfaqjes, të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që shikojnë anembanë botës, familjes së yjeve të tenisit Venus dhe Serena Williams dhe atyre që janë përfshirë në filmin”.

(Kosova Sot Online)