Stresi tregon se çfarë nuse po e dëshiron

  • G.G /
  • 06 April 2022 - 10:17
Stresi tregon se çfarë nuse po e dëshiron

Stresi: Dua një nuse të huaj ose që jeton jashtë.

Që nga ndarja me ish barshkëshorten, këngëtari i njohur shqiptar, Stresi, është shfaqur i vetëm.

Madje pak kohë më parë ka konfirmuar se ai është beqar, shkruan lajmi.

E së fundi ai ka folur edhe një herë rreth kësaj teme.

I ftuar në një intervsitë, Stresi u pyet edhe në lidhje me jetën e tij private, ku shprehu se nuk beson më në dashuri.

Reperi shtoi se tani e tutje dëshiron që partnerja e tij e ardhshme të jetë e huaj ose të jetojë jashtë Shqipërisë.

“Tani e mbrapa dua një nuse të huaj, ose që jeton jashtë. Sepse nuk besoj më në dashuri. Çfarë kam parë këtu…nuk dua të paragjykoj por është shumë e vështirë. Kjo është zgjedhja ime për partneren e ardhshme.”- tha ai në “Ftesë në 5.”

Ndryshe së fundi në media është diskutuar shumë puna si kamariere në klube nate e ish bashkëshortesës së tij, Kejsi.

(Kosova Sot Online)