“A do të flemë më shumë a më pak?”, pyet Arta Nitaj pasi mbeti pa patentë shofer

  • E.K /
  • 07 April 2022 - 10:17
“A do të flemë më shumë a më pak?”, pyet Arta Nitaj pasi mbeti pa patentë shofer

Modelja, Arta Nitaj vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuara në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Modelja shpeshherë publikon fotografi nga palestra e në bikini, por që kësaj radhe ajo ka vendosur të bëjë një njoftim.

Në një video të publikuar në rrjetin social “Instagram”, ajo ka treguar se policia ia ka marrë asaj patentë shoferin.

Ndërsa kishte edhe një pyetje për ndjekësit.

“E tash që më kanë marrë patentën a do të flemë më shumë a më pak?”, ka shkruar Arta Nitaj.

Megjithatë, bukuroshja nga Peja nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër se për çfarë arsye ka ndodhur.

Nitaj përndryshe ka kohë që nuk ka qenë prezentë në ekran, në ndonjë projekt televiziv.

(Kosova Sot Online)