Kaq kushtojnë vetëm një palë sandale të Antoneles

  • A.P /
  • 13 April 2022 - 15:16
Kaq kushtojnë vetëm një palë sandale të Antoneles

Antonela Berisha ka bërë zhurmë pothuajse kudo që ka shkelur.

Edhe në “Për’puthen” edhe në “Big Brother VIP”, ajo ka bërë debate tejet të forta.

E gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë së “BBV”, ishte komentuar shumë për veshjen dhe jetën e shtrenjtë.

Ajo madje kishte pasur debat me njërën prej banoreve e cila ia kishte shkelur padashje këpucët, duke i thënë se bëjnë 800 euro.

Kjo gjë ishte bërë virale në rrjetet sociale.

Sot ajo ka hedhur një storje në “Instagram”, ku ka vënë në fikus një palë sandale, ku u kishte dhënë mundësinë ndjekësve që t’ia qëllojnë çmimin.

“Sa kanë kushtuar sipas jush, 1350 euro, 1600 apo 100?”, kanë qenë çmimet që e sakta ishte e para dhe bëri të ditur se këto kanë kushtuar 1350 euro.

Antonela ndryshe qëndroi për një kohë të shkurtër në BBV, gjersa mbahet mend më shumë për debatet me këngëtaren nga Maqedonia, Big Mama.

Image

(Kosova Sot Online)