U tha se kënga e re e Beatrixës i kushtohet Donaldit, çmimi i veshjes në videoklip do ju lërë pa fjalë

  • A.P /
  • 14 April 2022 - 20:00
U tha se kënga e re e Beatrixës i kushtohet Donaldit, çmimi i veshjes në videoklip do ju lërë pa fjalë

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është në qendër të mediave rozë prej ditës së martë, kur publikoi këngën e saj më të re me titull “Ma shumë se ti”.

Ky projekt i dedikohej tërësisht ish-partnerit të saj, Donald Veshaj, me të cilin u njoh dhe krijoi një lidhje në “Big Brother VIP”, por që u ndanë menjëherë pas spektaklit.

Mirëpo, një vëmendje të madhe në klip ka tërhequr edhe veshja e Trixës, e cila u shfaq si ‘Catwoman’.

Kjo paraqitje e këngëtares në total kushton plot 1093 euro, pasi kostumi kap vlerën e 549 eurove, maska në fytyrë kushton 277 euro dhe dorezat 267 euro.

Madje, u tha që veshja  lidhej me Donaldin, pasi të gjithë e dimë tashmë se ai është i apasionuar pas personazhit Spiderman. Këtë e ka treguar edhe në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Image

(Kosova Sot Online)