“Të shoh çdo ditë, nuk je kaq e hollë”, Elita Rudi i përgjigjet ndjekëses që e akuzoi për fotoshop

  • G.G /
  • 18 May 2022 - 10:05
“Të shoh çdo ditë, nuk je kaq e hollë”, Elita Rudi i përgjigjet ndjekëses që e akuzoi për fotoshop

Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi ishte në mesin e shumë personazheve publikë që morën pjesë në sfilatën e Valdrin Sahitit. Moderatorja u kujdes që të dukej unike dhe me shumë stil. Elita kishte veshur një fustan në nuancë lejla të lehtë me xixa.

Më pas, ajo zgjodhi një veshje të zezë të cilën e kombinoi me një palë syze të zeza. Të shumta ishin komplimentet që ka marrë nga miqtë dhe ndjekësit. Megjithatë, sa i përket këtyre të fundit, ka pasur nga ata që nuk kanë kursyer dhe akuzat për fotoshop.

“Full fotoshop. Trupin nuk e ke kaq të hollë sepse të shoh çdo ditë”, i ka shkruar një ndjekëse. Këtyre komenteve ajo iu është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj perfekte trupore.

(Kosova Sot Online)