Leonora Jakupi 'bëhet' nuse

  • E.K /
  • 25 May 2022 - 10:25
Leonora Jakupi 'bëhet' nuse

Ajo është njëra prej këngëtareve më të dashura shqiptare që ka rrëmbyer zemrat e publikut prej vitesh.

Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur nga Skënderaj, Leonora Jakupi, e cila komentohet për thuajse çdo paraqitje që bën në rrjetet sociale.

Ajo ka pozuar me disa veshje, përmes të cilave ka sjell një pamje të transformuar të gërshetuar në stilin modern.

Kjo duket të jetë vetëm për një fotosesion të ri, e jo për ndonjë rast special siç është dasma.

Jakupi përndryshe prej kohësh u bë e ditur se po shijon një lidhje dashurie, pavarësisht se nuk e ka zbuluar identitetin e partnerit.

Leonora duhet vënë në pah se këtë kohë ka qenë më e fokusuar në karrierë, saktësisht projekte të reja.

(Kosova Sot Online)