Robert Berisha rilidhet me modelen që i prishi martesën me Nora Istrefin/ Këto ishin konfliktet me ish bashkëshorten

  • 30 May 2022 - 12:35
Robert Berisha rilidhet me modelen që i prishi martesën me Nora Istrefin/ Këto ishin konfliktet me ish bashkëshorten

Robert Berisha nuk është më “single”. Këngëtari i njohur ka pranuar për herë të parë se është i dashuruar, duke ndarë edhe detaje nga marrëdhënia e tij e re. Ai së fundmi ka qenë i ftuar në “Pardon My French” në “Top Albania Radio” ku ka zbuluar më shumë për të rejat në jetë private. Prezantuesi ka treguar se është në një lidhje të re dashurie me një vajzë të quajtur, Laureta.

“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Reneesë dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur”, u shpreh ai.

Laureta është modelja që ia ka dal t’i fitojë zemrën një prej beqarëve më të famshëm të “showbizz”-it tonë. Por, duket se emri i saj nuk është krejt i panjohur për publikun. Modelja, prej vitesh është ndër emrat më të njohur në Kosovë, ku vite më parë u përfol se ajo ishte shkaku i ndarjes së Norës dhe Robertit. 4 vite më parë, rrethi i ngushtë i miqve të Norës dhe Robertit flisnin për Lauretën, si shkaku që çoi në divorc dy personazhet e famshme.

Megjithatë, ishte vetë modelja që e përgënjeshtroi këtë lajm, duke u shprehur se mediat po tregohen të pamëshirshme.

“Sapo pashë sa të pamëshirshme janë mediat për lajmet e pavërteta, duke përdorur çfarë të munden. Po ndihem keq për të gjithë ju, që gjithë jetën keni besuar në gënjeshtra”, shkruante modelja duke e mbyllur me kaq reagimin e saj, si e treta në martesën e Norës dhe Robertit.

Por tashmë që kanë kaluar gati 4 vite, është vetë Roberti ai që pranon se është në një lidhje me të. E në mes këtyre 4 viteve, shumë gjëra kanë ndodhur për të dy protagonistët e kësaj historie.

Për të dy kjo është hera e dytë që e tentojnë lidhjen, pasi e para, nuk shkoi ashtu si duhet. Pas divorcit, Roberti dhe Laureta nuk patën një rrugëtim të gjatë, duke e lënë në mes raportin, të ndikuar edhe nga zhurma e madhe mediatike që ndarja me Norën pati. Teksa Roberti u përfshi në disa histori dashurie, për Lauretën pak dihej.

Vite më parë ajo ka pasur një lidhje me Kreshnik Çoçajn, ish-partnerin e Dafina Zeqirit dhe partnerin aktual të Luana Vjollcës. Kur Roberti përmendi emrin e saj në emision, sytë dhe vëmendja e të gjithëve, u kthye edhe njëherë tek një nga historitë më të trazuara në “showbizz”-in tonë, që nisi pikërisht me një tradhti. Pasi mediat filluan të hulumtonin pak për këtë histori, vetë modelja seksi, nisi të plotësonte “puzzle”. Në një ndër postimet e fundit të Lauretës në “Instastory”, binte në sy se pas gotës me alkool që kishte publikuar qëndronte krahu i një mashkulli, që është po e njëjta bluzë me atë të këngëtarit dhe i njëjti tatuazh.

FOTO GALERI

Por, biondja seksi nuk ka ndaluar me kaq. Ajo postoi një video të Robertit ku për mbishkrim i ka vendosur një zemër të bardhë. Kështu ajo i ka dhënë fund zërave, nëse është ajo apo jo, Laureta që i ka fituar zemrën këngëtarit. Çifti po jeton ditë të arta, ku shfaqen gjithandej së bashku. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin, që prej kohësh gëzon famën e një prej beqarëve më të mikluar nga femrat.

Dashuria e re duket se po jetohet fare lirshëm, duke mos iu fshehur syrit të kureshtarëve, ndonëse si vetë këngëtari shprehet, nuk është në planet e tij martesa. Teksa në pyetjen nëse do të ketë një dasmë në të ardhmen, 44- vjeçari shtoi se nuk ia vlen duke thënë se me ato para mund t’i bëjë dy muaj pushime.

“Jo, dasmë nuk do ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, ka thënë më tej ai.

Që pas ndarjes nga Nora Istrefi, Roberti është përfolur për disa flirte, ku më e bujshmja është ajo me modelen Jess Kadiu. Vetëm pak ditë më parë, brunia seksi konfirmoi lidhjen e saj të re, duke lënë pas historinë e hidhur me artistin. Vetë ka publikuar në rrjetet sociale foto me partnerin e ri. Dyshja është bashkë prej disa muajsh dhe tashmë që lidhja mes tyre është bërë më serioze, brunia seksi nuk ka pse ta fshehë më partnerin në rrjetet sociale. Ashtu siç shihet djaloshi simpatik që i ka fituar zemrën, qëndron në krah të saj, duke konfirmuar një tjetër histori për të.

Pas shijes së hidhur që i la historia me Robertin, Jess nuk i ka kursyer deklaratat për të. Ajo tha se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin për shumë arsye dhe është e lumtur për vendimin që ka marrë. Por duket se rikthimi tek ish-e dashura ka sjellë jo pak probleme për Robertin. Reagimi i parë ka ardhur nga Nora, që duket se nuk e ka pritur mirë ribashkimin me vajzën që i prishi martesën.

Ish- çifti kanë rrëfyer se dhe pas ndarjes ata do të ruanin ende raporte të mira së bashku dhe kjo për shkak të vajzës së tyre Renee. Madje ata shpesh herë e kanë përkrahur njëri-tjetrin dhe në publikimet e projekteve muzikore. Vetëm pak ditë se ai të publikonte historinë e dashurisë, të dy ishin me pushime së bashku me vajzën e tyre.

Por kur Roberti deklaroi emrin e partneres së re, Nora e ka fshirë ish-bashkëshortin e saj nga “Instagram”. Aktualisht dyshja nuk ndiqen më në rrjetet sociale si më parë, çfarë nënkupton edhe krisjen e marrëdhënies së dy ishpartnerëve. Mesa duket këngëtarja e njohur, nuk e ka kapërcyer dot faktin se Laureta, vajza që i prishi marrëdhënien 14-vjeçare tashmë partnerja zyrtare e Robertit.

Kujtojmë se të dy kanë folur shpesh për marrëdhënien që kanë ruajtur me njëri-tjetrin pas divorcit, duke shprehur respektin.

“Raportet kanë qenë gjithmonë të mira edhe do të vazhdojnë kështu. E kam thënë disa herë, edhe nëse nuk do të ishte Renee, mos të ishte vajza, nuk është mirë të zihesh me dikë sidomos me dikë që ke jetuar 13 vjet dhe që është nëna e fëmijës tënd. Kemi shfrytëzuar rastin që Renee ka qenë me pushime, e dërguam të ketë një kujtim të mirë me të dy prindërit ne ‘Disney Land’ dhe jemi kënaqur shumë”, Shprehej Roberti pak kohë më parë për Norën.

Por duket se tashmë urat e komunikimit mes tyre janë shkëputur, duke vijuar të jenë prindër të Renee, por jo më miq. Ditët e fundit Roberti ka qenë mjaft aktiv me intervista, ku nuk i ka kursyer edhe rrëfimet për njerëzit e tij të afërt. Një ndër to është edhe Adelina Ismajli, që shumë vite më parë dy të rinjtë janë përfolur edhe për një lidhje të shkurtër mes tyre.

Historia e njohjes së dyshes nisi që në fëmijërinë tyre, pasi janë rritur së bashku në të njëjtën lagje dhe kanë qenë edhe në shkollë bashkë. Kështu ka treguar Roberti në intervistën e tij në “Why Not”, ku foli në superlativ për këngëtaren. Madje, u shpreh se nuk beson që një këngëtare e ditëve të sotme mund t’i arrijë sukseset që dikur i ka arritur Ismaili.

“Komshinj, me vite të tëra, jemi rritur bashkë, kemi qenë në shkollë të muzikës bashkë, në të mesmen dhe në Akademi. Pastaj në 99-tën lufta, unë ika në Amerikë. E kam pasur shoqe shumë të mirë. S’besoj që do të arrijë sot një këngëtare famën që e ka arritur kjo në vitet ‘90, pa rrjete sociale. Edhe çmimet që i ka marrë Adelina Ismaili në vitet ‘90, sot disa këngëtare që shprehen ‘Unë kam këtë çmim, atë çmim’, kjo është vetëm përkohësisht. Kjo e ka marrë me vite të tëra atë çmim, ka qenë më e paguara dhe kjo s’ka mundur të dalë pa sigurim. Kjo ka qenë e izoluar në shtëpi sepse kjo ka qenë yll”, ka thënë Roberti.

Ndër të tjera, Roberti ka treguar se ka qarë për herë të parë kur ka kënduar këngën që i ka dedikuar mamasë së tij. Kantautori u shpreh se në momentin që ka nisur të lexojë vargjet, të cilat nuk i dinte përmendësh ka shpërthyer në lot.

“Kjo është këngë për nënën, teksti më ka pëlqyer shumë. Dhe është hera e parë që kam qarë atje në kabinë. Duke i lexuar strofat më erdhi për të qarë. Dhe kur një këngëtar nuk e di tekstin përmendësh nuk e këndon me shpirt. Më tha kur të vish pas një muaji e bëjmë përsëri se kemi kohë, por jo se nuk e ke dhënë shpirtin si herën e parë dhe e lamë në këtë vokal”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)