Vëllai i reperit të njohur qëlloi për vdekje ish-mikun e tij, Fero bën veprimin e papritur (FOTO)

  • G.G /
  • 01 June 2022 - 10:36
Vëllai i reperit të njohur qëlloi për vdekje ish-mikun e tij, Fero bën veprimin e papritur (FOTO)

Dyshohet se Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Gazmend Hyseni pak pas mesnatës së të premtes në qytetin e Ferizajt. Menjëherës pas lajmit Fero reagoi përmes një postimi në Instastory duke treguar se ka qenë mik me viktimën. Një foto ku shihet krahë tij, reperi shkroi: “Allahu n’Xhenet vlla”.

Duket se miqësia e 30-vjeçarit me Feron ka qenë e ngushtë, pasi ky i fundit ka vendosur t’i kushtojë një tatuazh në trupin e tij Gazmend Hysenit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi, i cili postoi në rrjetet sociale një foto të tatuazhit të fundit që ka realizuar në kujtim të të ndjerit. “King Strella”, ka shkruar Fero në gjoksin e tij.

Nga ana tjetër u dyshua se vëllai i Qëndrim Januzit, reperi Buta është larguar drejt Mbretërisë së bashkuar. Mirëpo, Buta ndodhet në Kosovë dhe videoja që qarkulloi rezulton të jetë e vjetër dhe të jetë regjistruar kohë më parë.

Në një prononcim për Telegrafin, avokati i Qëndrim Januzajt, Fitim Shabani, e ka mohuar një gjë të tillë. Madje ka thënë se artisti nuk është thirrur as për të dëshuar. “Ju njoftoj se Buta gjendet në Kosovë dhe nuk është ftuar për intervistim deri më tani. Pra për asnjë moment nuk është larguar nga vendi”, ka thënë Shabani.

(Kosova Sot Online)